fbpx

Spiunët britanikë përgjuan postën elektronike të disa mediave prestigjioze

Edward Snowden i ka dhënë The Guardian disa dokumente, të cilat zbulojnë se qendra britanike e spiunimit, GCHQ, ka përgjuar postën elektronike nga pjesa më e madhe e mediave prestigjiozenë të gjithë botën, si BBC, Le Monde, New York Times dhe The Washington Post.

Ata kishin arritur të koleksiononin mesazhet elektronike që në nëntor të 2008, kur po testonin funksionimin e kabllove me fibra-optike për përhapjen e internetit.

Gjatë një eksperimenti prej 10 minutash në nëntor të 2008, agjentët e GCHQ zbuluan mbi 70 mijë mesazhe elektronike. Nuk dihet nëse janë mbikëqyrur edhe gazetarë të veçantë.

Pjesa më e madhe e mesazheve elektronike ishin lajme të dërguara mediave prestigjioze, por kishte edhe nga ata mesazhe elektronike ku autorët dhe redaktorët diskutonin rreth lajmeve.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close