Vendet e Shenjta përgatiten për haxhilerët

Pasi pelegrinazhi i Haxhit do të fillojë muajin e ardhshëm, zonat e shenjta si Arafati, Muzdelifeja dhe Mina janë duke u përgatitur për të pritur miliona pelegrin myslimanë të cilët tashmë kanë filluar të arrijnë për haxhillëkun e tyre.

Ndërsa vizitorët kureshtarë janë të interesuar të vizitojnë çdo cep të Mekës, autoritetet janë duke punuar në pergatitjet e rrugëve të qytetit. Tashmë në Mina, miliona tenda janë duke qëndruar të gatshme për të akomoduar mysafirët, transmeton mesazhi.

Ashtu siç bën çdo vit, komuna e Mekes ka punësuar pastrues nga Pakistani, India dhe Bangladeshi që të mbajnë qytetin të pastër. Çdo vit rreth 6.000 pastrues dynden në tokën e shenjtë gjatë sezonit të Haxhit.

Së bashku me Mekën po përgatitet edhe qyteti i shenjtë i Medinës. Duke ndjekur këto zhvillime është krijuar një koordinim i përbashkët, ku janë formuar komisione të veçanta për mbikqyrje të punimeve dhe akomodimeve. Të gjitha këto rregullohen nga ministritë përkatëse në Arabinë Saudite.

Fluturimet e avionëve që zakonisht aterojnë në qytetin e Xhides tashmë janë shpeshtuar dukshëm, ndërsa dyndje vërehet në qytetin e Taifit, i cili është 85 kilometra larg Mekes së Shenjtë.

Sivjet është duke u punuar shumë për të përmbushur standardet e shëndetit për pelegrinët, duke pasur parasysh praninë e viruseve, dhe moshën e shtyrë të shumë prej haxhilerëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button