Reagim ndaj shkrimit “Gjenerali i dështuar i ditëve tona”

Reagim ndaj shkrimit “Gjenerali i dështuar i ditëve tona” 

Përshëndetje i nderuar, më ndryshove komplet mendimin qe kam pasur për ty! Për të arritur famën tënde s’ka nevojë të prekësh në familjet e dëshmorëve, të gjithë e dimë se sa të pafajshëm janë ata. Nëse vërtetë ke dëshirë të shkruash diçka për vendlindjen tënde më mirë shkruaj për atë se çfarë ti bëre përderisa ishe i fuqishëm?!

Mos valle bere diçka përveç se u pasurove vetë?! Nëse dëshiron ti thuash diçka BDI-së thuaja ne mënyrë individuale jo nëpërmjet një nene që digjet për djalin e vet…Nëse ajo nënë flet për dikën, mos harro ka familjaret e vet që ia qajnë hallin jo dikujt si puna jote.

Në vend qe të merresh me gjakun e derdhur te një dëshmori, merru më mirë me profesionin tënd, nuk të thotë askush mos shkruaj, por më mirë shkruaj për gurin, lulet, gjethet…Shkruaj për vendlindjen, mos u merr me bukën e një fukarai….

Askush s’ju ka përmendur asnjëherë juve dhe familjaret tuaj edhe pse e dimë te gjithë se falë jush ata arritën sukses, u diplomuan të gjithë me nota më të larta vetëm se ishin fëmijët e Zotëri Zeqirit, zunë vendet e punës më të mira, janë në vendet e shumë të rinjve që mësuan dhe u diplomuan me mund…

Të lutem dhe një herë, në vend që të merresh me dikën tjetër, mundohu ti arsyetosh ata punë që kurrë si bëre për vendlindjen! Mundohu mos përdorësh fshatin e gjorë për te mbuluar punët e pavlera të tuat.

Reagim nga daja i dëshmorit,
Emin Salihi

Dëshmori Xhemil Abduramani
Dëshmori Xhemil Abduramani

Lajme të ngjashme

Back to top button