Nesër prezantohet Windows 10 i plotë

Microsoft do të mbajë një shfaqje nesër ku do ta prezantojë sistemin e ri operativ Windows 10 me disa veçori të reja dhe disa të tjera që gjigandi teknologjik i kishte prezantuar në prezantimin e parë të sistemit.

I quajtur si “kapitulli tjetër” i ngjarjes së Windows 10, Microsoft do të mbajë një shfaqje me transmetim live nga Redmond, Washington të mërkurën në orën 12:00.

Në krye të listës është raporti për një shfletues të ri i cili nuk është Internet Explorer. Lajmi për këtë shfletues ishte bërë i ditur nga llogaria e Thomas Nigro në Twitter, i cili është partner në Microsoft, transmeton Lajmi.net.

Shfletuesi i ri do t’i zgjidhë shumë probleme me të cilat janë përballur përdoruesit e Microsoft Internet Explorer, dhe që në shumicën e kohës e kanë përqeshur atë për punën e ngadaltë që shfletuesi e bënte.

Së bashku me veçoritë e tjera janë edhe dritaret e shumëfishta, që u jep një mundësi përdoruesve që të punojnë me shumë dritare pa nevojën e ndërrimit të pamjeve dhe një veçori e re “task view”.

Kjo ngjarje pritet të jetë më e rëndësishmja në historinë e Microsoft.

Lajme të ngjashme

Back to top button