fbpx

Vajzat shqiptare që bëjnë muzikë në orët e vona

Ato janë “DJ” femra më të kërkuara të momentit në Itali. Sarina Preli, Giulia Lacetera dhe Michela D’Amico po përjetojnë famën në muzikën elektronike, ku alternohen “VJ” me ritmet e forta të muzikës “House” dhe jo vetëm.

E veçanta e grupit është se njëra prej vajzave është shqiptare. Sarina, vetëm 21 vjeç, ka lindur në Shënkoll të Lezhës, por jeton në Itali që prej moshës 4-vjeçare.

Në fillim ajo u bashkua me miken e saj më të mirë Giuglian, 23-vjeçaren e cila ka lindur në Rusi, për të formuar grupin e vajzave “DJ”.

Çdo gjë nisi tre vite më parë, kur të rejat ishin fillimisht frekuentuese të jetës së natës, por pasioni për muzikën bëri që të guxonin të bënin më shumë, të luanin vetë. Në shkurt të vitit 2014, grupit iu shtua edhe Michela, e cila është këngëtarja e grupit, e që luan rolin e “VJ”.

Kanë luajtur në klubet më të mira të Italisë, duke fituar popullaritet te dashamirësit e kësaj rryme. Mjafton njoftimi se vajzat do të performojnë në një ambient dhe biletat shiten me shpejtësi.

Në mars, tre mikeshat do të jenë në Miami, pasi kanë marrë një ofertë për të luajtur në një nga baret më të njohura. Kanë një ambicie të madhe, duan të njihen përtej tregut italian.

Sigurisht, ajo që ne na bën krenarë është fakti se mes tyre është një shqiptare, e cila nesër mund të fitojë famë botërore.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close