Fazliu gris programin e festave dhe ia hedh Veljanoskit

Bekim  Fazliu i PDSH-së ka grisur sot në foltoren e parlamentit Propozim – programin për shënimin e përvjetorëve jubilare të ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve të shquara deri në vitin 2013. Sipas tij, është turp që BDI krenohet me një program të tillë i cili nënçmon dhe turpëron shqiptarët dhe nga ana tjetër shtrohet në Kuvend  për miratim në fund të shtatorit, 9 muaj me vonesë. Fazliu pyet se cilat data do të shënohen kur veçmë kanë kaluar. Reagoi deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti e cila tha se është vështirë të komentohet një gjest pa kulturë për programin për kulturë. 

“Të nënçmosh deri në këtë masë popullin tënd, si po bëni ju dhe BDI, me këtë program për shënimin e përvjetorëve jubilarë të ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve të shquara për vitin 2013, fillimisht është një amoralitet i paparë politik, është një kapadaillëk, është një papërgjegjshmëri dhe mospasje asnjë ndjenjë kombëtare. E din në cilin muaj jemi zoti Behixhudin Shehapi? Jemi në fund të muajit Shtator dhe ju krenoheni se do ta përvjetorin e vdekjes së Hasan Prishtinës, e dini kur është ky përvjetorë, në gusht, çfarë do të shënosh më. E dini kur është përvjetori i vdekjes së Hilmosit, në Prill, zoti Behixhidun, çfarë do të shënosh tash ti në Shtator. Gjitha datat që duhet shënuar, përvjetorët kanë kaluar, kjo është tallje që bëni me shqiptarët, është ofendim. Andaj, ky program i ka skadu afati dhe s i tillë nuk meriton të diskutohet aspak, është turp për shqiptarët”, tha Bekim Fazliu, deputet i PDSH-së.

 “Më vjen keq që për program për kulturë, të komentoj një gjest pa kulturë. Nuk i ka hije, nuk ka shije dhe natyrisht nuk është në dinjitetin e një përfaqësuesi të popullit, një të zgjedhuri në zgjedhje. Natyrisht jemi mësuar që opozita shqiptare të kërcënohet me djegie të Parlamentit, të fyejë Rregulloren e Parlamentit, të grisë material në Parlamentit dhe përsëri punën e vetë ta bazojë në këto dokumente. Kësaj se di si i thonë, më duket hipokrizi”, u shpreh Ermira Mehmeti, deputete e BDI-së.

Në propozim – programin për shënimin e përvjetorëve është ngërthyer  edhe  propozimi i RDK-së që ky programi të begatohet edhe me 80 vjetorin e lindjes së artistit Adem Kastrati. Andaj RDK-ja do të votoj pro këtij programi. /Alsat-M

Lajme të ngjashme

Back to top button