Francë, arrestohen 5 qytetarë rusë me origjinë çeçene pas dyshimeve për sulm terrorist

Arrestohen pesë qytetarë rusë me origjinë çeçene me dyshimin për planifikimin e një sulmi terrorist në jug të Francës, raporton Anadolu Agency (AA).

Yvon Calvet, Kryeprokurori në qytetin Beziers njoftoi se pesë qytetarë rusë me origjinë çeçene janë arrestuar me dyshimin për planifikimin e një sulmi. Ndërsa gazeta Midi Libre ka shkruar se përsëri në Beziers është gjetur lëndë plasëse e fshehur në një vend në afërsi të stadiumit Sauclieres.

Nuk dihet akoma nëse të dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Lajme të ngjashme

Back to top button