fbpx

Davutoglu: Evropa është bërë e “sëmurë”

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu ka deklaruar se unifikimi i ekonomisë turke dhe britanike paraqet një mundësi të madhe nga aspekti i Bashkimit Evropian dhe Brukselit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të projektit të përbashkët të bursës së Stambollit dhe Unionit të eksportuesve turq, dhe me iniciativën e Qendrës Financiare në Stamboll në kryeqytetin britanik Londër mbahet Forumi “Istanbul”: Qendër rajonale, aktor global”, dhe në të cilin merr pjesë kryeministri turk Ahmet Davutoglu dhe një nga ekspertët kryesor ekonomik në botë Ali Babacan.

Anadolu Agency është sponsori mediatik i Forumit, ndërsa kryeministri Davutoglu në fjalimin e tij para të pranishmëve theksoi se Stambolli dhe Londra kultivojnë kulturat e ngjashme urbane dhe histori të pasur.

Davutoglu theksoi se për të kuptuar ekonominë moderne është e nevojshme të kuptohet Londra, ndërsa për të kuptuar ekonominë tradicionale është e nevojshme të kuptohet Stambolli. “Unifikimi i këtyre dy metropoleve paraqet unifikimin e ekonomisë globale. Unifikimi i ekonomisë turke dhe britanike paraqet një mundësi të madhe nga aspekti i Bashkimit Evropian dhe Brukselit”, ka thënë Davutoglu.

Duke kujtuar se javën e kaluar ishte për vizitë në Bruksel, kryeministri turk tha se është e qartë që Evropa ka nevojë për alternativë, dhe se bashkimi i ekonomisë në rritje të Turqisë dhe ekonomisë moderne rrënjësore britanike, përkatësisht bashkimi i Londrës dhe Stambollit do të eleminonte problemet evropiane aktuale dhe kjo do të forconte Evropën.

Duke vënë theksin në trendet mjaftë pozitive të rritjes së ekonomisë turke, Davutoglu ka thënë se Turqia nuk ka arritur të imponohet si aktor global, duke shtuar se Turqia këtë vit do të kryesojë në grupin G20.

– Davutoglu: Evropa u bë ‘e sëmurë’

Kryeministri Davutoglu kujton faktin historik kur evropianët në fillim të shekullit të 20-të, kur asnjeri nuk e konsideroi Perandorinë Osmane si të gatshme për luftë. Prej dekadash kjo fuqi e madhe shihej si i “sëmurë i Bosforit”, dhe shtoi se në fillim të shekullit 21 ky term mund të përdoret edhe për Evropën, sepse Turqia bëri përparime të mëdha në kontekstin e stabilitetit ekonomik, demokratik dhe të sigurisë.

Duke kujtuar edhe frikën e analistëve të shumtë evropianë se viti 2014 do të jetë kritik për Turqinë, sepse ndodhet në rajonin ku kriza siriane dhe ukrainase janë aktive, si dhe për shkak se ky ishte vit kur në Turqi janë mbajtuar zgjedhjet dhe kur disa qarqe paralele tentuan të rrezikojnë ekonominë dhe stabilitete tjera, Davutoglu tha se autoritetet turke kanë arritur t’ju rezistojnë këtyre problemeve dhe të reduktojnë deficitet buxhetore.

“Për Turqinë, viti 2013 kur kemi hapur 1,3 milionë vende pune ishte kyç. Të gjithë ju jeni dëshmitarë se sa vende pune janë shuar në atë periudhë në Evropë. Nëse Turqia do të ishte anëtare e Bashkimit Evropian para krizës ekonomike, vendet e reja të punës në Turqi do të mund të ishin faktor i tejkalimit të vështërsive të numërta evropiane”, tha Davutoglu.

Ai shtoi se Turqia shënon rritjen ekonomike prej 3 për qind dhe kjo është larg të gjitha pritjeve, dhe se bëhet fjalë për rritjen e cila është në vendin e dytë në Evropë, ndërsa në vendin e tretë në Organizatën për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD).

“12 vitet e fundit kanë qenë të suksesshme për Turqinë. Ndërsa ekonomia globale ishte në rënie, ekonomia turke ishte duke u rritur. Programet dhe projektet ekonomike janë të rëndësishme, por më i rëndësishëm është stabiliteti politik. Jemi të vetëdijshëm për këtë dhe, duke mos e ndarë ekonominë dhe politikën, përdorim termin e ekonomisë politike”, tha Davutoglu, duke shtuar se Turqia është një vend politikisht i qëndrueshëm i cili ka vizion.

– “BE-ja nuk e ka kuptuar rëndësinë e regjimit pa viza”

Kreu i Qeverisë turke Davutoglu vuri në dukje faktin se Stambolli dhe Turqia paraqesin qendra rajonale nga Evropa Qëndrore, përmes Euroazisë, deri në Japoni dhe Kinë, duke theksuar se BE-ja nuk e ka kuptuar në tërësi rëndësinë e çështjës së regjimit pa viza. Ai shtoi se Turqia nuk ka naftë apo resurse të tjera të mëdha natyrore, por se njerëzit janë resursi i saj kryesor dhe se këtyre njerëzve duhet të ju lejohet lëvizja e lirë në botë.

Davutoglu më pas tha se Stambolli është qendër botërore dhe se do ta ruaj identitetin e vet historik, me statusin e një prej qendrave financiare botërore. Me këtë rast ai citoi fjalët e Napoleon Bonapartit, i cili, në pyetjen se cili qytet do të ishte kryeqendër nëse bota do të ishte një shtet – tha ky do të ishte Stambolli.

Në Forumin e Londrës, përveç Davutoglu dhe Babacan, marrin pjesë edhe ministri turk i Financave Mehmet Shimshek, nënkryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) Besir Atalay, ambasadori britanik në Ankara Richard Moore, ambasadori turk në Londër Abdurrahman Bilgic, Kryetari i Bordit drejtues dhe drejtori i përgjithshëm i AA Senol Kazanci, presidenti i Unionit të eksportuesve turq Mehmet Buyukeksi dhe shefi i bursës së Stambollit, Ibrahim Turan./AA/

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close