Fejohet Argjentina, ja si i propozoi i dashuri (Foto)

Argjentina Ramosaj ka marrë një propozim për martesë nga i dashuri i saj, të cilit i ka thënë PO.

Këngëtarja është duke kaluar momente të paharruar me të dashurin e saj në bregdetin tropikal të Tajlandës, nga ku ka postuar fotografi vazhdimisht.

Dhe fotografia e fundit e saj është një me mbishkrimin “Martohu me mua” e shkruar në rërën e plazhit nga tash i fejuari i saj, Dukagjin Fetahu.

“Sigurisht se i thash PO”, ka qenë përgjgja e Argjentinës ndaj Dugit, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë urimet kanë ardhur nga të gjithë fansat e saj, përfshirë edhe nga Beatrix Ramosaj.

“Urime çiftit tim favorit @argjentinaramosaj & @dugiannex që do të martohen! Shpresoj t’u zgjatë përgjithmonë. Ju du shume!”, ka shkruar Beatrix në urimin e saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button