Ronaldo: Lidhja ime me Irinën ka përfunduar

Pak ditë pasi përfaqësuesit e modeles Irina Shayk treguan se ajo nuk është më bashkë me yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, këtë e ka konfirmuar edhe vetë lojtari portugez.

Çifti ishte bashkë që prej vitit 2010 dhe për ndarjen e tyre spekulimet u shtuan gjatë javës së kaluar kur modelja mungoi në ceremoninë e “Topit të Artë” ku Ronaldo fitoi çmimin si lojtari më i mirë i vitit, transmeton koha.

“Pas pesë vjetësh bashkë, lidhja ime me Irina Shayk ka përfunduar. Ne besojmë se ky ishte vendimi më i mirë për ne. I uroj Irinës lumturi në të ardhmen”, citon “Associated Press” njoftimin e Ronaldos.

Në të njëjtën kohë në Spanjë kanë nisur spekulimet të reja për jetën personale të portugezit. Tani thuhet se ai është në lidhje me gazetaren e televizionit të Real Madridit, Lucia Villalon.

Lajme të ngjashme

Back to top button