fbpx

Demaçi nuk pajtohet që të shkarkohet veç Jabllanoviqi

Veprimtari Adem Demaçi nuk pajtohet që të shkarkohet vetëm Jabllanoviqi. “Ka shumë serbë dhe më të këqij sikurse është Jabllanoviqi. Mund të hiqet ky dhe të vjen tjetri. Por, problemi është tek ndryshimi i sistemit që po lejon të ndodh kjo”, ka thënë Demaçi.

Duke iu referuar Trepçës Demaçi tha se Kosova po preket edhe në sovranitet dhe jo vetëm aty pranë kufirit, por edhe në brendësi të saj.

Sipas Demaçit, nuk duhet të kërkohet vetëm individi të shkarkohet, “por problemi po qëndron tek sistemi qeverisës, i cili po i jep lirinë një grushti serbësh çetnikë”.

“Duhet të dihet nëse janë ata në qeveri të Kosovës apo në atë të Serbisë se këto anomali janë të tmerrshme. Nuk duhet të lejohen”.

Demaçi thotë se edhe bashkësia ndërkombëtare nuk po bënë trajtim të barabartë.

Ai thotë se miqtë ndërkombëtarë e ndihmuan Kosovën, por me planin Ahtisaarit, si dhe tash me zhvillimet e fundit, nuk po tregohen të drejtë me popullin e Kosovës.

Kosova dhe Serbia, sipas tij, duhet të kenë marrëdhënie shtetërore duke respektuar pavarësinë e Kosovës dhe jo në atë mënyrë sikurse Kosova të mos ketë pavarësi. /Zëri/

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close