Shkëndija gjashtë miqësore në Antali

Futbollistët e Shkëndijës vazhdojnë përgatitjet dimërore tani më me intenzitet të shtuar, pas ditëve të para kur më shumë futbollistët ishin nënshtruar testimeve mjekësore dhe kondicionale.

Ekipi tani është i kompletuar, pasi prej të dielën me skuadrën punon braziliani Stenio Zhunior, i cili të martën kaloi testet mjekësore së bashku me përforcimin e fundit Bllagoja Todorovski, ndërkohë nga e ejntja me ekipin pritet të bashkohet edhe sulmuesi kamerunas Idrisou. Stafi teknik ka në plan të vazhdojë me seancat stërvitore në Tetovë deri me 25 janar, ndërsa më 26 janar ekipi udhëton drejt Antalisë së Turqisë.

Ekspedita ‘kuqezi’ do të qëndrojë në kompleksin e hotelit ‘Kervansaray Lara’, ndërsa përveç seancave të rregullta stërvitore tani më janë caktuar edhe zyrtarisht 6-të ndeshjet kontrolluse që ekipi do t’i zhvillojë në tokën turke. Takimin e parë Shkëndija do ta zhvillojë më 30 janar kur përballë do të kenë FC Dordoin nga Kyrgistani.

Më 2 shkurt ‘kuqezinjtë’ takohen me FC Pecsi të Hungarisë, në ndeshjen që sjell duel trajnerësh të miqve të vjetër, Ardian Koznikut dhe Robert Jarnit. Një ditë më vonë rival i Shkëndijës do të jetë FC Kolkheti nga Gjeorgjia, ndërsa më 6 shkurt kundërshtar është ekipi i Ligës së Dytë të Azerbejxhanit, FC Qaradag. 11 shkurti është rezervuar për testin me Metalurg Zaprozhjen e Ukrainës, ndërsa takimi i fundit kontrollues në Antali është paraparë më 15 shkurt kundër ekipit të njohur nga Korea e Jugut, FC Pohang Steelers.

Orari i ndeshjeve të Shkëndijës në Antali:

30.01.2015 = FC Dordoi nga Kyrgyzstani

02.02.2015 = FC Pecsi nga Hungaria

03.02.2015 = FC Kolkheti nga Gjeorgjia

06.02.2015 = FC Qaradag nga Azerbejxhani (Liga e Dytë)

11.02.2015 = FC Metalurh Zaporizhya nga Ukraina

15.02.2015 = FC Pohang Steelers nga Korea Jugore

 

Lajme të ngjashme

Back to top button