Recension: Edmond Ademi bën thirrje për dhunë ndërmjet maqedonasve

Teksti bën “analizë” të një definicioni të pranuar gjerësisht, të vërtetuar historikisht shumë herë, për atë se si kanë rënë regjimet nëpër histori dhe si çdo popull e ka fituar lirinë, të publikuar në Facebook, dhe për dallim nga autori i “veprës gazetareske”, është i nënshkruar.

Nga kjo bëhet konstruksion, me ç’rast për shkak të një statusi në Facebook, që në titull, bëhen akuza se është bërë thirrje për dhunë. Me këtë rast, titulli është “zbukuruar” edhe me komponentë etnike që, pronarit të statusit të “inkriminuar” në Facebook, Edmond Ademit, t’i përshkruhet diçka që aspak nuk e ka shkruar – thirrje për dhunë ndërmjet maqedonasve. Një konstruksion shumë i rrezikshëm dhe brengosës me të cilin dëshirohet të thuhet se Ademi “ka dëshirë ta shohë vetëm gjakun e maqedonasve”.

Mirëpo, “inkuizita”nuk kënaqet vetëm me thirrjen për sulm ndaj Edmond Ademit, me biografinë e të cilit vendohet vulë edhe sa i përket përkatësisë së tij politike, por lista zgjerohet edhe me gazetarë dhe ata që e kanë lexuar statusin e tij dhe ata që e kanë bërë “like”, që është punë e tyre private se cili status u pëlqen apo nuk u pëlqen.

Ademi, i cili me vite të tëra ishte anëtar i KQ të LSDM-së, me këtë status, me të cilin bën thirrje për dhunë, shkaktoi reagime pozitve te një pjesë e gazetarëve opozitarë. Është e qartë se edhe Meri Jordanovska pajtohet dhe e përkrah dhunën për të cilën shkruan Ademi, për shkak se statusi i tij i pëlqen.

FireShot Screen Capture #073 - 'Едмонд Адеми повикува на насилство помеѓу Македонците'Linku deri te artikulli origjinal: Edmond Ademi bën thirrje për dhunë ndërmjet maqedonasve

Data dhe koha e publikimit: 17.01.2015, 10:56

Data e recensionit: 18.01.2015

Recensues: Аleksandar Pisarev

Konstruksionet e këtilla transformohen në “produkt gazetaresk” për “qytetarëve t’u tërhiqet vëmendja” për atë se kush “punon kundër interesave dhe prosperitetit të vendit”. Skandaloze. Kush i ka dhënë të drejtë tekstit që në bazë të statusit në të cilin Ademi ka shkruar se Maqedonisë duhet të merret statusi i vendit kandidat për në BE, të gjykojë se ai me qëndrimet  e tij, “punon kundër interesave dhe prosperitetit të vendit”. Shembull eklatant i gazetarisë vazale. Në vend që të angazhohet për të drejtën e garantuar me Kushtetutë për liri të mendimit dhe liri të të folurit, kjo e drejtë shkurtohet, stigmatizohet dhe diskualifikohet një analist politik dhe anëtar i një partie opozitare.

 

SATANIZIMI I GJITHË OPOZITËS

E gjithë opozita dhe njerëzit e parë të saj satanizohen dhe gjeneralizohen si të dhunshëm, ndërsa “thirrja për dhunë” i ngjitet LSDM-së, me ç’rast nga konteksti janë nxjerrë deklaratat e vjetra të lideri të opozitës Zoran Zaev dhe të ish-kandidatit për kryetar të Shtipit, Zdravko Kocev, që të paraqiten si ideologë të politikës së dhunshme.

Publiku disa herë deri tani ka qenë dëshmitar i deklaratave dhe thirrjeve skandaloze nga ana e anëtarëve të LSDM-së opozitare, të cilët me gjasë e ndjekin shembullin e liderit të partisë opozitare, Zoran Zaev. Pikërisht Zaevi fliste se “do të ketë gjuajtje”, ndërsa ish-kandidati për krytetar të Shtipit, Zdravko Kocev, kërcënohej se do të ketë “dhëmb për dhëmb, gjak për gjak”.

 

NË ROLIN E GJYKATËSIT

I gjithë teksti është problematik dhe në kundërshtim me parimet e Kodit të gazetarëve të Maqedonisë. Ai vendoset në rolin e gjykatësit që të përcaktojë se kush punon kundër interesave dhe prosperitetit të vendit, qëron hesapet me kolegët dhe u dikton se çfarë mendimi duhe të kenë për tema të caktuara të cilat paraqiten në rrjetet sociale. E stigmatizon gjithë opozitën si të dhunshme. Arsyetim ky produkt mund të gjejë vetëm për t’i qëruar hesapet me ata që mendojnë ndyrshe dhe me prapavijë të qartë politike. Si produkt gazetaresk ka kredibilitet të ulët dhe përmbajtje të varfër. Më tepër i ngjan numërimit të kundërshtarëve partiakë dhe listës për likuidim, se sa informatës me interes publik.

Në mënyrë të drejtpërdrejtë janë shkelur parimet kryesore të Kodit të gazetarëve të Maqedonisë, ku thuhet se:

Gazetari do ta respektojë pluralizmin e ideve dhe të qëndrimeve.

Janë shkelur edhe neni 14 dhe neni 16 i Kodit.

Neni 14. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike.

 

Neni 16. Gazetari do të ruajë reputacionin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin e ndërsjellë dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdor medien e tij për t’i qëruar hesaspet me individë, duke i përfshirë edhe kolegët e tij.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button