Ali Ahmeti ka folur në telefon me ish ushtarët e UÇK-së

Një grup ish-ushtarësh të UÇK-së, që protestuan sot për statusin e tyre janë pranuar sot nga përfaqësues të BDI-së, në selinë partiake.  BDI njofton se ish-ushtarët, ndonëse të paparalajmëruar, janë mirëpritur në ambientet e brendshme të selisë dhe më pas kanë komunikuar telefonikisht edhe me kryetarin e partisë, Ali Ahmetin.

Kumtesa e plotë:

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe kryetari i saj z. Ali Ahmeti, janë përherë të hapur për të komunikuar në çdo kohë dhe në çdo vend me ish-ushtarët dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Në këtë frymë, Bashkimi Demokratik për Integrim mirëpret nismën e ish-ushtarëve për një takim me z. Ahmeti, për të diskutuar në lidhje me të gjitha çështjet që e preokupon këtë kategori të dalluar qytetarësh.

Ish-ushtarët, ndonëse nuk kishin njoftuar vizitën e tyre, janë pranuar sot në ambientet e brendshme të selisë partiake nga përfaqësues të Bashkimit Demokratik për Integrim, dhe më pas kanë komunikuar me anë telefoni me kryetarin e partisë, z. Ahmeti.

Për rrjedhojë, është dakorduar që takimi me z. Ahmeti të mbahet më 31 janar 2015.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button