EVN pengon ndërtimin e Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës

Sërish vonesa për ndërtimin e Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës. Afati për nisjen e punimeve u bë publik më 28 nëntor, kur në një ceremoni me përfaqësues të lartë të Qeverisë dhe Komunës së Tetobës u vendos edhe gurthemeli, por edhe pse kanë kaluar gati dy muaj – punimet ende s’kanë nisur, shkruan gazeta Koha.

Sipas drejtorit të Qendrës kulturore, Haki Fazliu këtë herë vonesa vjen për shkak të neglizhencës nga ana e kompanisë së energjisë elektrike EVN, e cila duhet të dislokojë nënstacionin elektrik të tensionit të mesëm, që gjendet pikërisht në vendin ku duhet të nisin punimet. Edhe pse disa herë i janë drejtuar me kërkesa dhe këto ditë edhe me një letër urgjente, nga EVN akoma nuk e kanë zgjidhur problemin.

“Punimet duhej të kishin nisur prej kohësh, por këtë herë faji nuk është tek ne, por tek pengesat që po hasim për të dislokuar centralin e EVN-së. Është një objekt i vjetër, por edhe me shumë kabllo që shtrihen nën tokë dhe askush nuk mund ta bëjë përveç EVN-së. I kemi kërkuar që ta bëjë zhvendosjen, madje edhe me një letër urgjente, por s’na ka ardhur asnjë reagim. I kemi kërkuar edhe operatorit teknik që kemi angazhuar për punimet ta bëjë këtë punë në vend të EVN-së, por pasi është në pyetje një pikë nevralgjike e furnizimit me rrymë të qytetit, ngurrojnë të intervenojnë”, thotë Fazliu.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button