Maqedoni, mbi 815 mijë qytetarë jetojnë keq!

Të dhënat e fundit zyrtare të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikës,  thonë se vitin që e lamë pas 815 mijë qytetarë kanë pasur vështirësi të mëdha në pagimin e kësteve të kredive, qirave, faturave komunale, energjetike, ujit.
Për profesorin ekonomisë, Visar Ademi shifrat zyrtare të ESSH-së tregojnë se gjithçka që Qeveria e Maqedonisë e paraqet si sukses sa i përket rritjes ekonomike nuk është asgjë tjetër vetëm se deklarime virtuale, shkruan gazeta Koha.

“Kjo tregon qartë se vetëm një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Maqedonisë që janë pjesë e pushtetit marrin rroga të larta dhe jetojnë mirë, ndërsa të tjerët që punojnë në shtet marrin rroga margjinale kundrejt rritjes të vazhdueshme te kostos së jetesës sepse Maqedonia si shtet është tmerrësisht e varur nga importi dhe gjithçka blejmë nga jashtë, kështu që e bënë të vështirë për një person që ka rrogë fikse për një kohë të gjatë t’u bëjë ballë rritjeve të vazhdueshme të çmimeve dhe shërbimeve në shtet”, thotë Ademi. Qeveria me shkathtësi manipulon me informatën nga Statistika, mirëpo sipas Ademit, realiteti është ndryshe që do të thotë se gjysma e popullatës ose janë të papunësuar ose punojnë në ndonjë biznes të vogël ose mikro familjar, të cilat gjithnjë e më vështirë e arrijnë të mbulojnë harxhimet elementare të ushqyerit në fundin e muajit.

“Kategoria e tretë e të papunëve dhe rastet sociale që është e madhe si përqindje ato edhe ashtu nuk mund të bëjnë asgjë për të përmirësuar gjendjen e tyre financiare. Prandaj, unë parashikoj që së shpejti të ketë shumë pakënaqësi dhe protesta sociale këtë vit dhe vitin tjetër, sepse kreditë dhe huazimet e Qeverisë nga jashtë do të rriten që në mënyre direkte do të përkeqësonte edhe me shumë standardin jetësor të popullatës në Maqedoni sa edhe Qeveria do ta ketë vështirë t’ia del me huazimet e tepruara”, thotë Visar Ademi, ekspert ekonomik.

Lajme të ngjashme

Back to top button