Tre deputetë të BDI kundërshtojnë ndryshimet Kushteuese

Tre deputetët e BDI-së, Zulfi Adili – Qufa, Hazbi Lika dhe Xhevat Ademi nuk do të përkrahin ndryshimet kushtetuese të dakorduara nga koalicioni VMRO DPMNE – BDI transmeton Alsat-M. Këtë qëndrim, ata e kanë bërë të ditur mbrëmë në mbledhjen e Kryesisë Qendrore të partisë, kushtuar ndryshimeve kushtetuese në rend dite sot në Kuvend.

Gjatë ditës së sotme kanë vijuar koordinimet mes kryesisë së partisë dhe 3 deputetëve të pakënaqur, por deri tani nuk është arritur marrëveshje që ata të votojnë pro ndryshimeve kushtetuese. Aktualisht shumica parlamentare VMRO – BDI ka 79 vota në dispozicion, prej 82ve të nevojshme për ndryshime kushtetuese.  Nëse në ndërkohë nuk bindin 3 deputetët e pakënaqur të BDI-së, koalicioni qeveritar do të kërkojë vota rezervë. Megjithatë deri tani deputetët e PDSH-së, dhe 3 deputetet që dezertuan nga LSDM-ja opozitare thonë se në asnjë mënyrë nuk do të votojnë pro amendamenteve kushtetuese
LEXO: Aliu: Ndryshimet kushtetuese pa konsensus lenë anësh problemet e shqiptarëve

Lajme të ngjashme

Back to top button