Simeone: Barca, “ujku” i vjetër

Diego Simeone ka folur për ndeshjen e radhës me Barcelonën. Trajneri argjentinas e ka analizuar skuadrën katalonase si më të rrezikshmen kohëve të fundit.

“Po përballemi me Barcelonën më të mirë viteve të fundit. Ata kanë patur një ndryshim në presionin dinbamik, por që janë përmirësuar dukshëm. Kjo është faza vendimtare për ta. Do ta kemi të vështirë për përballjen me ta sepse më duken se janë kthyer “ujqit” e vjetër që dominuan futbollin për disa vite.

Por për ne është e rëndësishme që në ndeshjen e parë të marrim një rezultat pozitiv për të lënë mundësinë e kualifikimit në ndeshjen e dytë” ka thënë Simeone.

Lajme të ngjashme

Back to top button