Veljanoski – Meta: Nevojitet thellimi i bashkëpunimit në pjesën e projekteve rajonale

Maqedonia dhe Shqipëria janë dy vende miqësore fqinje, me marrëdhënie të mira të cilat kanë trend të linjës së epërme. Nevojitet thellimi i bashkëpunimit për të cilën janë partnerë natyror veçanërisht në pjesën e projekteve rajonale, vlerësuan sot kryetarët e Parlamenteve të Maqedonisë dhe Shqipërisë Trajko Veljanoski dhe Ilir Meta pas takimit të tyre të sotëm në Shkup.

“Bisedat ishin të hapura me respekt të ndërsjellë siç u ngjan fqinjve të mirë, dy popujve me histori të pasur dhe perspektivë të përbashkët euroatlantike. Vlerësimi ynë i përbashkët është se marrëdhëniet bilaterale mes të dy shteteve janë të mira dhe shkojnë në linjë të përpjetë”, theksoi Veljanoski.

Shtoi se nevoitet zhvillim i mëtutjeshëm i bashkëpunimit parlamentar të vazhdueshëm, i cili, ashtu siç tha, jep kontribut të madh në marrëdhëniet e tërësishme bilaterale. “Marrja e statusit të kandidatit të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian hap shumë mundësi për pjesëmarrje të përbashkët dhe shfrytëzim të mjeteve nga fondet IPA, kur bëhet fjalë për projekte të mëdha infrastrukturore të cilat janë të rëndësishme për të dy shtetet, rajonin dhe më gjërë”, theksoi kryetari i Kuvendit të Maqedonisë.

Nevojën për rritjen e bashkëpunimit mes të dy vendeve e potencoi edhe homologu i tij shqiptar Meta. “Jemi të vendosur ta rrisim bashkëpunimin mes të dy vendeve dhe të dy Parlamenteve sepse ai bashkëpunim do të shërbejë për rritje të cilësisë së bashkëpunimit mes të dy qeverive në Tiranë dhe Shkup në funksion të rritjes së mirëqenies dhe zhvillimit social dhe ekonomik. Maqedonia nuk është vetëm fqinji ynë, por edhe partner natyror për ralizimin e projekteve rajonale dhe në këto suaza të dy vendet duhet të punojnë që ende më shumë të konkretizohen dhe më shumë të rriten projektet e përbashkëta dhe këmbimi tregtar i të dy vendeve për përparim të qytetarëve tanë”, tha Meta.

Në këtë drejtim shtoi ai, duhet të përshpejtohen përpjekjet për ndërtim të linjës hekurudhore mes Shkupit dhe Durrësit, që ashtu siç potencoi, paraqet pjesë të vlefshme të Korridorit 8, i cili është nga kuptimi strategjik dhe urgjent për të dy shtetet. Në takimin e kryetarëve të Parlament.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button