Ish ushtarët e UÇK-së në selinë e BDI, kërkojnë nga Ahmeti zgjidhjen e statusit të tyre

Në selinë e BDI-së gjatë ditës së sotme ish ushtarët e UÇK-së i kanë dorëzuar sot kreut të BDI-së Ali Ahmetit, listën e të gjithë atyre që morën pjesë në luftën e vitit 2001 dhe që sot ende kanë status të pazgjidhur dhe as një vend të punës.

“Numri i atyre që kanë mbetur pa punë nuk është i vogël, është shumë i madh. Në vend tonë janë punësuar njerëz të tjerë, përmes lidhjeve dhe kanaleve partiake, farefisnore, ndoshta edhe mito, dikush ka dhënë, ka institucione që duhet ta hulumtojnë por e vërteta është se ne kemi ngelur rrugëve, jemi tu bredh pa punë, shokët tanë kanë ikur nga Maqedonia për në vendet perëndimore për të kërkuar qare dhe ne jemi sot këtu ku jemi”, tha Fejzulla Arifi, veteran lufte.

Veteranët e konfliktit të 2001, kanë kërkuar zgjidhje të problemit sa më shpejtë, sepse në të kundërtën, revolta e tyre do të përshkallëzohet.

“Iniciativa jonë ka qenë për Kumanovë dhe Likovë, në raste se tjerët kanë të njëjtin problem, besoj kanë, duhet të na bashkëngjiten. Unë mendoj se nuk do të vije deri aty, me marrë përmasa më të mëdha. Këta e dinë  se është bërë padrejtësi, lëshime, duhet që t`i përmirësojnë këta gjëra dhe ta zgjidhin sa më shpejtë problemin. Nëse vazhdojnë kështu kam bindjen se do të ketë përmasa më të mëdha dhe është vështirë ta kontrollojmë situatën”, u shpreh Fejzulla Arifi, veteran lufte.

Lajme të ngjashme

Back to top button