fbpx

Ahmeti: SHBA, mbeten mbështetësit më të fuqishëm të vendit

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim mbrëmë ka pritur Ambasadorin Amerikan në vend, Poll Uollers, në një darkë miqësore në Tetovë. “Sonte kisha kënaqësinë ta mirëpres për një darkë miqësore në seli Ambasadorin Amerikan në vend, z. Poll Uollers.

Biseda e sontme ishte e gjatë, shumë e hapur dhe e drejtpërdrejt që në fakt edhe e karakterizon bashkëpunimin tonë afërsisht 7 vjeçar. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten mbështetësit më të fuqishëm të vendit dhe rajonit dhe ne e çmojmë lartë këtë miqësi.

Me ambasadorin nuk i thamë lamtumirë njëri­tjetrit, por vetëm mirupafshim”, njoftoi Ahmeti në profilin e tij në Facebook.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close