Aliu: Ndryshimet kushtetuese pa konsensus lenë anësh problemet e shqiptarëve

Deputeti i PDSH-së, Gazmend Aliu në një konferencë për shtyp, prezantoi qëndrimin e partisë së tij lidhur me ndryshimet kushtetuese.

Sipas tij këto ndryshime nuk aprovohen me një konsensus të gjerë etnik dhe politik, paraqesin në vete edhe një tendencë majorizimi dhe anashkalim të problemeve reale me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Maqedoni.

“Të ndryshosh pjesët që kanë të bëjnë me martesat e homoseksualeve, bankën, zonat ndërkombëtare financiare, e të mos preken pjesët që kanë të bëjnë me avancimin kualitativ të drejtave të shqiptareve, është një hipokrizi e llojit të vet. Ahmeti – Kryetari i BDI-së në zgjedhjet e fundit presidenciale të vitit 2013  kërkonte president konsensual, kërkonte çka nuk kërkonte, vetëm për ta bërë mashtrimin e radhës dhe tani kur e ka mundësinë për ta bërë  ai hekë dorë ashtu si ka hequr dorë prej shume të drejtave që kanë të bëjnë me shqiptarët”, thotë Aliu.

Ai citoi premtimin e Ali Ahmetit sipas të cilit “Vetëm maqedonasi duhet të jetë Kryeministër, President, Kryetar Parlamenti, funksione me përgjegjësi morale, politike në vend? Pse shqiptarët nuk janë bartës të këtij sovraniteti? Pse shqiptaret nuk janë përgjegjës për këtë shtet? Ne duam të demonstrojmë fuqinë tonë, që ky vend është edhe i yni.”, për të vazhduar pastaj me deklaratat nga BDI-së citojmë: “Zgjedhjet e 13 prillit do të jenë zgjedhjet e fundit të drejtpërdrejta presidenciale në Maqedoni. Menjëherë pas zgjedhjeve, BDI-ja edhe formalisht do të nxiste ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit në Kuvend”. Pyetje publike: Ku mbeti presidenti konsensual?!

“Përveç kësaj për shqiptarët me prioritet janë edhe këto që BDI nuk i përmendë: Ndarjen proporcionale të buxhetit ku shqiptaret duhet te marrin hisen që ju takon, Zyrtarizmin e plotë të gjuhës shqipe, Presidenti konsensual, Ligji për Qeverisje ku vendimmarrja duhet të rregullohet me konsensus të plotë etj. Këto ndryshime janë kërkesa reale të shqiptarëve, për këto ndryshime ka nevojë Kushtetuta. Çdo gjë tjetër është joserioze dhe tallje me shqiptaret”, tha Gazmen Aliu.

Lajme të ngjashme

Back to top button