Pse duhet shitur Pogban, tregon Lippi

Juventusi duhet ta shes Paul Pogban. Kështu mendon ish trajneri i kësaj skuadre Marcello Lippi.

Ky i fundit beson se ikja e francezit nuk do të jetë e lehtë për kampionin e Italisë, por në anën tjetër, të ardhurat nga shitja e ish anëtarit të Manchester Unitedit do ta ndihmonte klubin të blej disa lojtarët të tjerë.

“Sigurisht, do të ishte një sakrificë e madhe për të humbur Pogban, por shitja e tij do të gjenerojnë të holla të mjaftueshme për të blerë tre ose katër lojtarë të mëdhenj për të ndihmuar në përmirësimin e ekipit,” tha Lippi për Sky Sport 24.

“Kur u ktheva në Juventus në vitin 2001, kam marrë një telefonatë që klubi e ka shitur Zidanen. Ai ishte lojtari më i mirë i botës, por Madrid ka paguar 75 milion euro për të”, ka theksuar selektori i Italisë.

Sipas mediave të huaja, Pogba ka zgjuar interesimin e Real Madridit, Chelsea dhe Paris Saint-Germain.

Lajme të ngjashme

Back to top button