Papa-katolikëve: Mos jini si lepujt, por prindër të mirë

Gjatë kthimit nga Filipinet, në një konferencë, Papa Francesku la të kuptohej se Kisha është dakord me planifikimin familjar, një nismë e ndërmarrë prej vitesh nga organizata të ndryshme në mbarë botën. Ati i Shenjtë ka deklaruar se katolikët nuk duhet të mendojnë të “jenë si lepujt”, por duhet të jenë prindër të përgjegjshëm.

“Disa mendojnë se, më falni për fjalët, për të qenë katolikë të mirë duhet të jenë si lepujt. Por jo! E qartë që duhet të jenë prindër të përgjegjshëm”, është shprehur Papa Francesku.

Për të ilustruar me shembuj idenë, Papa kujtoi rastin e një gruaje besimtare të devotshme në Filipine, ku kontrolli i lindjeve është vërtet problem, e cila pas shtatë lindjeve me operacion, rrezikonte jetën pasi priste të sillte në jetë një tjetër fëmijë.

Sipas “Shekullit”, Papa iu kthye edhe temës së lirisë së shprehjes, të diskutuar shumë pas ngjarjeve të fundit në Paris ku humbën jetën 17 vetë.

Komentet e Atit të Shenjtë sinjalizojnë se ai është duke treguar më shumë prirje konservatore, të cilat kryesisht janë injoruar nga opinioni publik. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button