Arrestohen tre shtetas polak, tentojnë të trafikojnë drogë në “Qafëthanë”

Në një aksion të përbashkët policor të Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë dhe policisë kufitare­qendra rajonale “Perëndimi” dje në vendkalimin kufitar “Qafëthanë” është gjetur dhe marrë 1,6 kilogramë marihuanë. Në kuadër të aksionit, tre persona, shtetas të Polonisë janë arrestuar, ndërsa njëri është në arrati. “Shtetasit polakë janë kontrolluar në mënyrë të detajuar gjatë tentimit për hyrje në Republikën e Maqedonisë me automjetin e tyre motorik të markës ‘Pezho’ me targa të Polonisë. Gjatë kontrollit dy prej tyre janë drejtuar drejt tualetit ku në afërsi të kontejnerëve nga xhepat kanë nxjerrë dhe kanë lënë dy pako të mbështjella. Kjo është vërejtur nga nëpunësit doganorë dhe policorë të cilët janë drejtuar drejt dy shtetasve polakë. Në të njëjtin moment personi E.D.V. (28) ka filluar të ikë drejt pyllit duke u drejtuar drejt gurores, ndërsa personat S.K.K (29), L.D.Z. (62) dhe B.D. (28) menjëherë janë arrestuar”, informon zëdhënësi i SPB Ohër­Stefan Dimoski.

Droga e gjetur, siç shtoi Dimoski, është marrë dhe dorëzuar në ekspertizë në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Shkup. Në vijim janë masat për gjetjen e shtetasit polak pas çka, do të shqiptohet kallëzim i duhur.

Lajme të ngjashme

Back to top button