Meta: Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Maqedonisë janë kyçe për tërë rajonin

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Maqedonisë janë kyçe dhe strategjike për tërë rajonin. Të gjitha forcat politike, si në Tiranë ashtu edhe në Shkup kanë përgjegjësi dhe detyrë për t’i konkretizuar dhe t’i zhvilluar ato, duke e ndarë angazhimin tonë të përbashkët. Këtë e theksoi kryetari i Parlamentit shqiptar, Ilir Meta sot në fjalimin para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë.

“Shqipëria dhe Maqedonia, shqiptarët dhe maqedonasit, njëjtë sikur edhe grekët, serbët, malazezët, boshnjakët dhe kroatët, jetojnë me shekuj në një hapësirë të përbashkët gjeografike dhe duhet t’i ndajnë interesat e përbashkëta strategjike dhe t’i përdorin të gjitha instrumentet e bashkëpunimit shumplanësh për qëllimin tonë të përbashkët ­ të ardhmen në Bashkimin Evropian”, tha Meta.

Ne, siç theksoi, nuk besojmë në ndryshimin e kufijve në Ballkan, por në zhdukjen e tyre të plotë, ashtu siç bëri Bashkimi Evropian, destinacioni ku dëshirojmë të jemi bashkë dhe i cili është model I standardit të cilin ne dëshirojmë ta aplikojmë këtu në shtëpinë tonë.

Sot, theksoi Meta, është i nevojshëm zhvillimi i politikave inteligjente dhe pragmatike duke I theksuar korridoret të cilët na lidhin, duke i shkurtuar destinacionet të cilat na mbajnë larg, me qëllim të krijimit të një motori të rëndësishëm të rritjes ekonomike dhe mirëqenies. Sipas tij, konkurrenca e tregut sot po zhvillohet midis rajoneve dhe jo midis shteteve. Duke folur për integrimin në BE, Meta theksoi se çdo vend i rajonit sot e ndjek trajektoren e rrugës drejt integrimit në BE.

Në këtë rast shprehu falënderim për angazhimin aktiv dhe konstruktiv të Maqedonisë gjatë çdo nisme rajonale ku punohet bashkërisht. “Shqipëria është e vetëdijshme për rëndësinë që e ka rajoni, duke i pasur parasysh shqiptarët të cilët jetojnë në pesë vende në rajon. Strategjia e qëndrueshme dhe e shëndoshë e politikës tone rajonale është e lidhur ngushtë me qasjen tonë në lidhje me rritjen e mirëqenies së të gjithë qytetarëve tanë”, tha Meta.

Theksoi midis tjerash se qëndrojnë larg alternativave nacionaliste arkaike… “Për këtë jam i bindur se ndodhemi para një momenti historik ku janë kapërcyer shumë hendeqe, kur duhet të flasim për projektet e përbashkëta me interes reciprok, për energjinë, për industrinë, mjedisin e shkëlqyer jetësor, agro­prodhimtarinë, arsimin, transportin, turizmin dhe shëndetësinë”, theksoi kryetari I Parlamentit shqiptar.

Duke u përqendruar në ngjarjet e fundit në Francë dhe Belgjikë, Meta tha se ato e zgjojnë alarmin I cili sot vjen më shumë se kurrë më parë nga terrorizmi ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Back to top button