Ndërpritet prezantimi i projektrezolutës për Maqedoninë në Parlamentin Evropian

Diskutimi për prezantimin e projekt rezolutës për Maqedoninë në Komitetin e Punëve të Jashtme parnë Parlamentit Evropian  u ndërpre nga kryesuesi Andrej Plenkoviq, për shkak të paraqitjes së Sekretarit Gjeneral të Ligës Arabe, në Parlamentin Evropian.

Ndërprerja e diskutimit ka sjellë reagimin e euro deputetit Vajgl, i cili tha se kjo “nuk është korrekte ndaj Maqedonisë, ndaj meje si raportues dhe ndaj të gjithë atyre kolegëve euro deputetë që duan të diskutojnë për këtë projektrezolutë”.

Në lidhje me këtë vendim të kryesuesit, kanë reaguar edhe eurodeputetët grekë, të cilët ishin përgatitur për të kundërshtuar pjesë të rezolutës që propozohet nga eurodeputeti.

Por kryesuesi i Komitetit Plenkoviq tha se ndërprerja e debatit nuk ka të bëjë me Maqedoninë dhe as me eurodeputetin, por thjesht në respekt të Sekretarit të Ligës Arabe.

Lajme të ngjashme

Back to top button