fbpx

Tullumbace të bardha për Kezharovskin, Gruevski merr dhuratë portretin e tij si tiran (FOTO-VIDEO)

Para qeverisë në mesin e mijëra qytetarëve dhe gazetarëve që protestuan ishin edhe përfaqësues të bllokut opozitarë, Zoran Zaev si dhe Andrej Zhernovski.

Tollumbacet e bardha që mbanin në dorë protestuesit në shenjë simbolike për lirinë e Kezharovskit dhe lirinë e fjalës së lirë, u lëshuan para qeverisë ndërsa për kryeministrin u dhurua një foto me simbolikën e “Tiranit”.

Protesta Kezharovski 20.01.2015
Protesta Kezharovski 20.01.2015

Ky ishte edhe fundi i protestës së sotme në përkrahje të gazetarit Tomisllav Kezharovski, para gjykatës së Apelit dhe Qeverisë.

13:35 – Ka përfunduar tashmë protesta për lirimin e gazetarit Tomisllav Kezharovski, protesuesit kanë filluar të shpërndahen.

30

13:34 – Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani, para protestuesve tha se lirinë tonë askush nuk mund ta cenoje më asnjë Ligj apo shantazhe.

“Jemi këtu për të treguar se mund të burgosin gazetarë, por jo edhe lirinë që jetojnë me ne . Qeveria ushtron kontrolle mbi gjykatat. Jemi para qeverisë sepse  kjo është fajtore për marrjen në qafë të një njeriu të pafajshëm. Sa më shumë të na shtypni aq më shumë rezistencë do të keni. Të drejtat tona dhe liritë nuk janë në shitje. Ta dije qeveria që nuk zmbrapset”, tha Naser Selmani.

29

13:30 – Para protestuesve foli ish kryeredaktori i gazetës “Nova Makedonia”, Zoran Dimitrievski, i cili tha se jemi këtu për të ngritur zërin kundër tiranit që është kryeministri jonë.

“Jemi Këtu për të thënë se liria është e përjetshme ndërsa ai dhe banda e tij të përkohshëm. Të jetojë liria, poshtë tirania, ne nuk tërhiqemi”, tha Dimitrievski.

28

13:05 – Në këto momente protestuesit kanë arritur para qeverisë duke brohoritur “fitore”.

26

27

24

25

12:40 – Protestuesit për lirimin e gazetarit Tomisllav Kezharovski, nga Gjykata e apelit tashmë janë transferuar para qeverisë. Gjatë rrugës qytetarët janë bashkangjitur turmës së njerëzve duke e bërë më masovike pjesëmarrjen në protesta.

23

17

18

19

20

21

22

12:30 – Protestuesit në mesin e të cilëve është edhe gazetari Tomisllav Kezharovski nga Gjykata e Apelit janë nisur drejtë qeverisë.

12

13

15

16

12:10 – Qindra protestues kryesisht gazetarë dhe qytetarë të tjerë janë mbledhë para gjykatës së apelit dhe kërkojnë liri pa kusht për gazetarin Tomisllav Kezharovski për të cilin Gjykata e Apelit dha vendimin për burg.

Në mesin e protestuesve pritet të jetë prezent edhe vetë gazetari Tomisllav Kezharovski dhe Avokati tij.

Kryetarja e e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve Caushidis, foli para protestuesve duke thënë se jemi këtu për të treguar se Kezharovski nuk është vetë dhe për ta kthyer dinjitetin e gazetarisë.

Protestuesit thonë se nuk do të dorëzohen dhe se kërkojnë drejtësi dhe jo lëmoshë. Në mesin e protestuesve shihen edhe personalitete publike ndër të cilët edhe Stevo pendarovski.

Lëshimi në shtëpi i Kezharovski për shkaqe shëndetësore, nuk ka zmbrapsur shoqatat e gazetarëve dhe qytetarët të tjerë të cilët nëpërmjet skandimeve dhe thirrjeve për liri të shtypit kërkojnë lirimin e pa kusht të gazetarit Tomisllav Kezharovski.

11

9

8

7

Protesta e gazetarëve në Shkup

2

3

4

5

Protesta e gazetarëve në Shkup

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close