Tetovë, mësimdhënësit i përgjigjen grevës, shumica e shkollave nuk mbajnë mësim

Në rajonin e Komunës së Tetovës shumica Shkollave gjatë ditës së sotme kanë respektuar thirrjen e SASHK-ut për zhvillimin e grevës nëpër shkollat e mesme dhe ato fillore.

Në shkollën  fillore e fshatit Sllatinë njëra ndër shkollat me numrin më të madh të nxënësve në rajon gjatë ditës s sotme nuk është mbajtur mësimi. Ata kanë refuzuar që të mbajnë orët e mësimit. Shumica e arsimtarëve deklarojnë se ky është vendim unanim i tyre dhe se edhe në ditët në vazhdim do jenë në grevë.

Drejtori i Shkollës Bekim Imeri, thotë për Portalb se mësimdhënësit kanë vendosur vetë që të mos mbajnë mësim. Sipas tij nxënësit kanë qëndruar në ditën e parë të shkollës nëpër klasat e tyre, por nuk është zhvilluar mësim.

Edhe drejtori I shkollës fillore të fshatit Dpobrosht të komunës së Tearcës, Rexhep Dauti,  deklaron për Portalb se gjatë ditës së sotme mësimdhënësit  janë përgjigjur grevës së SASHK-ut dhe nuk është zhvilluar mësimi.

Mësimdhënësit kanë refuzuar të mbajën orët e mësimit edhe në shkollën fillore të fshatit Përshevcë.

Procesi mësimor po zhvillohet i plotë edhe në Komunën e Zhelinës. Komuna njoftoi se në të gjitha shkollat fillore mësimi zhvillohet pa ndërprerje.  Vendimi për mospërkrahjen e grevës së SASHK-ut është marrë nga mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave. Sot në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme filloi gjysmëvjetori i dytë i vitit të shkollor.

Zëdhënësja e komunës së Tetovës Lume Hyseini, thotë për Portalb se në ndrimin e parë mësimi është zhvilluar nrmalisht në 60 përqind të shkollave.

Gjatë ditë së djeshme kryetari i komunës së Tearcës, Isen Asani  doli me një deklaratë ku thuhet se komuna e Tearces i informon të gjithë nxënësit dhe stafin e arsimtareve në të gjitha shkollat fillore në territorin e komunës se Tearcës, se gjysmë vjetori i dyte i vitit shkollor 2014 – 2015 do te filloj ne mënyrë te rregullt më date 20.Janar.2015 (dita e Marte), dhe mbarëvajtja e procesit arsimor do te kryhet si rregullisht.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Vetem Maqedoncit e kan bojkotu!? Kjo , ESHTE NJE SHENJE SE NE MENYRE DIREKTE KETA E PERKRAHIN TESTIN EKSTERN E CILA KA PRAPAVIJE ASIM8LUESE!

Back to top button