Pak para mbajtjes së protestës, Kezharovski lëshohet në shtëpi

Gazetari Tomisllav Kezharovski ka dalë nga burgu dhe tani më është në shtëpi. Këtë e ka deklaruar gruaja e tij Marina Kezharovska e cila ka shkuar në Gjykatë që të dorëzojë kërkesën për lirimin me kusht.

Vendimin për lirimin e përkohshëm të gazetarit është marrë nga drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve.
Kezharovski ka deklaruar për “Fokus” se arsyeja e lirimit të tij nga burgu është gjendja shëndetësore.
Në vendimin e lirimit thuhet se Kezharovski duhet të rikthehet në burg më 18 shkurt.

Kjo e papritur megjithatë nuk do të sprapsë gazetarët nga protesta e sotme, paralajmëruar për në orën 12.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestë.

Lajme të ngjashme

Back to top button