Letër e grisur z. Ilir Metës

Barku po na dhemb prej fjalimeve të zjarrta, të fuqishme, pse jo edhe emocionale. Fjalimeve që sikur të jenë spermatozoid me një nisje të furishme, por që njëra prej tyre nuk është punë të bashkohet me vezën. Fjalime që i ngjajnë ushqimit të shijshëm për çastin, por pas pak jashtëqitja nuk të lë të qetë prej atij ushqimi të shijshëm. Nuk them se fjalimi juaj do të trajtësohet në jashtëqitje, por të them dhe të këshilloj që të mos i ngjasosh ata që prodhuan fjalime të llojit të jashtëqitjeve.

Sot, pritet që Ilir Meta të jep mesazh të fuqishëm në kuvendin e Republikës së Maqedonisë rreth Marrëveshjes së Ohrit. Me gjasë pas këtij fjali do të ketë euforik që do ta lavdërojnë me emfazë z. Metën. Pse jo, do t’i duartrokasin, saqë duart do t’i lëndojnë prej rrapëllimave të forta. Pa dyshim, atij do t’i bëhet qejfi dhe gjithçka do të mbyllet këtu. Pas këtij çasti, gjithkush do ta harrojë atë fjalim me mesazh të fuqishëm, ashtu siç ndodhi tani e disa dekada. Do të fillojnë darkat e shtrenjta e cakërrimet e gotave mes palëve që para kamerave janë të prirë t’ia heqin dhëmbët e shëndosha njëri-tjetrit dhe mbrapa kamerave fillojnë të puthen, porsi të dashuruarit e zjarrtë.

Jo i nderuar Meta, mjaft më me fjalime të harlisura. Nuk jeni në fushatë zgjedhore, që mund t’i joshni njerëzit me tonin e bukur dhe me fjalimet pa asnjë domethënie të shëndoshë. Filloni me hapa konkret. Vetëm t’ia përkujtoj; Vuçiçi si të jetë një luan po lufton për Trepçën, saqë vendimi për funksionalizmin e saj dita ditës po shtyhet, kuptohet kjo, krejt në epërsi të Beogradit. Kështu që, pasi të përdhunohemi nuk kemi nevojë për vajtues politikanë, por kemi nevojë për mbrojtje para se të ndodhë gjëma!

Lajme të ngjashme

Back to top button