Haradinaj: I thash Jabllanoviçit të kërkonte falje

Në një foto të publikuar një ditë më parë, Ramush Haradinaj shihet afër Aleksandar Jabllanoviçit në Kuvend, bashkë me Fatmir Limajn. I pyetur se për çfarë po bisedonin në ato momente, Haradinaj thotë se i ka kërkuar Jabllanoviçit që t’u kërkojë falje të gjithë atyre që ka fyer me deklaratat e tij.

“Është e nevojshme me kërku falje për një deklaratë që i ka ofendu nënat e viktimave. Ka qenë një mendim i imi i vazhdueshëm që të tërhiqet ajo deklaratë. (pyetja a ia thatë atij të kërkoj falje?)… Kuptohet që po, është mendim i imi që e kam shpreh publikisht”, tha Ramush Haradinaj. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button