Prokuroria: Jovan Vranishkovski nuk justifikon lirimin, mbetet ne burg

Prokuroria deklaroi se duhet të rishikohen rrethanat e lirimit të peshkopit, si dhe nëse do të përmbushen qëllimet e lirimit. Ajo ka ankimuar vendimin e Gjykatës për lirimin nga burgu të peshkopit Jovan Vranishkovski.

Prokuroria vlerësoi se kanë ndryshuar rrethanat që tregojnë se i dënuari mund të kryejë sërish vepra penale në të ardhmen dhe në këtë mënyrë të mos justifikojë vendimin për lirimin e tij.

Tani që Prokuroria ka dorëzuar ankesë, duhet të vendosin instancat më të larta gjyqësore.

Vranishkovski duhej të lirohej mbrëmjen e së hënës, por Prokuroria njoftoi parashtrimin e ankesës, në momentet e fundit të afatit që skadonte në orën 16 e 30.

Lajme të ngjashme

Back to top button