“Prishtina”, politikanëve: Paguani borxhet, ose bëhen publike emrat

Kompania e Ujësjellësit Rajonal në Prishtinë nuk duron më.

Ajo paralajmëron se do bëjë publike të gjithë emrat e figurave politike që kanë pa paguar shërbimet për ujësjellës dhe kanalizim.

“Për të gjithë Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të gjithë kandidatët për kryetarë të Komunave si dhe të gjithë asamblistët e Kuvendeve Komunale për Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Podujevë, Shtime, Lipjan, Drenas dhe Graçanicë, se nëse nuk i kryejnë obligimet e tyre ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, emrat e tyre do të publikohen në të gjitha mediat elektronike dhe të shkruara pak para zgjedhjeve të datës 3 nëntor 2013, si dhe do të fillojnë procedurat ligjore për inkasimin e mjeteve”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.

Nëse besojmë në thënien “Uji është jetë”, atëherë paguaje dhe ruaje atë, sepse ke ruajtur ujin e pijshëm dhe i ke shërbyer dinjitetshëm shtetit tënd, ishte motoja e Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal Prishtina.

Lajme të ngjashme

Back to top button