fbpx

Jakup Krasniqi: Para të huajve rrimë si “pula te lagura”

Kryetari i Këshillit Kombëtar i NISMA për Kosovën, me anë të një shkrimi në rrjetin social Facebook ka folur për Kongresin e Lushnjes, si një ngjarje e rëndësishme kombëtare.

Krasniqi kujton kohën kur tash e 95 vite më parë, shqiptarët ishin mëse të bashkuar dhe që secili kryente detyrën që i takonte.

Sipas tij, Shqipëria edhe pse nuk mori pjesë në Luftën e Parë Botërore të gjitha trojet etnike qenë shndërruar në arenë të luftimesh të përgjakshme.

“Ne shqiptarët si duket jemi studiues të dobët të historisë ose zemërak të mëdhenj, pasi s’kemi kurajë t’ia pranojmë më të zotit, gjersa para të huajve rrimë si “pula te lagura”, shkruan mes tjerash Krasniqi.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë të Krasniqit:

KONGRESI I LUSHNJËS NGJARJE E RËNDËSISHME KOMBËTARE

Këto ditë mbushën 95 vjet nga mbajtja e Kongresit të Lushnjës, të këtij kuvendi kombëtar që më guxim dhe vendosmëri skënderbegiane sfidoi planet e rrezikshme antishqiptare të qarqeve të ndryshme shoviniste, rrezikonin pavarësinë e Shqipërisë, qeverinë kombëtare dhe i dha shtytje lëvizjes kombëtare dhe luftës së popullit shqiptar për liri pavarësi, dhe demokraci. Kjo po bëhej pa fjalë të zhurmëshume e patetike, por më veprime konkrete. Në ato momente vendimtare shqiptarët jo vetëm që ishin të bashkuar (me përjashtime të vogla), por të duket se akëcili ishte në vendin e tij dhe kryente detyrën që i takonte.

Shqipëria edhe pse nuk mori pjesë në Luftën e Parë Botërore të gjitha trojet etnike qenë shndërruar në arenë të luftimesh të përgjakshme. Vitet e kësaj lufte qenë të vështira për popullin shqiptar që sapo kishte dalur nga terri aziatik.
Mbarimi i kësaj lufte e gjeti popullin shqiptar të coptuar sikur “s’kish njeri” nga shovinistët evropian dhe ballkanas Në këto rrethana të vështira para popullit shqiptar dilnin detyra të shumta që kërkonin zgjidhje të ngutshme.
Së pari, duhej të mbrohej më çdo kusht pavarësia e fituar më gjak dhe sakrifica të shumta më 28 Nëntor 1912.
Së dyti, ai nuk mund të pajtohej më copëtimin që i ishte bërë Shqipërisë nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër (1912-19 l

3) e jo më të pajtoheshin më vendimet e fshehta të Traktatit të Fshehtë të Londrës (1915), këtij copëtimi të Shqipërisë dhe ato të Konferencës së Paqës në Parisë (19 l 9- 1 920), ku planifikohej copëtimi i Shqipërisë nga fqinjët e saj (Serbia, Greqia dhe Italia).

Së treti, duhej të kundërshtohej veprimtaria tradhtare e qeverisë së Durrësit e cila kishte kapitulluar para presionit të Italisë. Kjo qeveri kombëtaret, Italinë jo vetëm që e quante ,,shpëtimtare”, por më 20 gusht (1920) më kishte nënshkruar një marrëveshje të fshehtë më të cilën Italisë i njihej protektorati mbi Shqipërinë.
Në këto rrethana atdhetarët, klubet dhe gazetat patriotike lëshojnë parullën: “Atdheu në rrezik” dhe i përvishen punës për të penguar copëtimin e Shqipërisë nga shovinistët dhe argatët e tyre, karrieristët shqiptarë që mund të quheshin edhe të moderuara Një shërbim të madh kuvendit kombëtar i ka dhënë Komiteti ,,Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” më Hoxhë Kadriun, Hasan Prishtinën dhe Sali Nivica më gazetën “Populli”.

Në fund të vitit 1919 e në fillim të atij 1920, ishin intensifikuar përpjekjet e qarqeve atdhetare për thirrjen, organizimin dhe mbajtjen e një Kongresi kombëtar i cili duhej t’i siguronte popullit shqiptar: lirinë, pavarësinë dhe bashkimin kombëtar, Kjo u bë vetëm atëherë kur u pa kjartë se qeveria e Durrësit nuk mund të kishte besimin e popullit. Marrëveshja e 20 gushtit (1919) e sidomos njohja më planin anglo-franko-italian të 14 janarit 1920, i cili parashihte copëtimin e Shqipërisë mes fqinjëve që i përmendëm më lartë. Ishin këto fakte që u bënë ,, sy për të verbrit e vesh për të shurdhëritë” si do të shprehej gazeta ,,Dielli”. Vetëm të moderuarit e kohës i kishin futur “veshët ne lesh” si në çdo kohë.
Fillimisht nuk ishte paraparë që Kongresi kombëtar të mbahej në Lushnje, ishte parapër të mbahej në Shkodër ose Krujë. Mbajtja në Shkodër u pengua nga komandanti i forcave ndërkombëtare, gjenerali frëng Furtu. Pas kësaj pengese Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës me një qarkore iu drejtuan prefekturave dhe nënprefekturave, ku kërkonin mbajtjen e Kuvendit mbarëkombëtar në Krujën e Skënderbeut.

Mustafë Kruja u bë organizator për pengimin e Kongresit në Krujë, këtë sigurisht e bëri për hatër të armiqve nga Italia. Atdhetarët konsekuent nuk do të ndalin angazhimin e tyre për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar dhe më pas, vend për mbajtjen e tij caktohet Lushnja. Per veprimtarët atdhetarë që asgjë nuk vënin mbi lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, “shkuarja në Lushnje ishte e vetmja rrugë shpëtimi” ata thoshin: “Mbledhja kombëtare do to mbahej dhe duhet ba se ndryshe humbet Shqipëria që në këto kohë po jeton ditë të rrezikshme” në janar të vitit 1920 Këshilli organizativ kishte bërë të gjitha përgatitjet dhe kishte filluar t’i shpërndante ftesat per mbajtjen e Kongresit të Lushnjës Ftoheshin të gjitha krahinat e vendit qe çdo nënprefekture të dërgonte në Lushnjë nga dy përfaqësues. Atdhetarët e pendës dhe të pushkës i gjithë populli liridashës.

Mbajtjen e Kuvendit të Madh Kombëtar e prisnin me gëzim të shqetësuar e me nervozë të shtuar ishin veç përfaqësuesve italianë edhe qeveritaret e Durrësit që kishin kapitulluar para kolonialistëve të përtej detit një kategori e shqiptarëve të ligj nëpër kohë të ndryshme gjithnjë kanë kërkuar mbështetje të të huajt. Pushtuesit italianë në bashkëveprim me forca tjera antishqiptar organizojnë dhe vranë në Shkodër më 1920 drejtorin e gazetës së “Popullit”, Sali Nivicën i cili kishke kontribuar për mbajtjen e Kongresit të Lushnjës,

Pasi dështuan të gjitha përpjekjet për të penguar Kongresin e Lushnjës, qeveria e Durrësit dërgon një kontingjentë policësh shqiptarë për të ndaluar mbajtjen e Kongresit ata (policët) duke pare atmosferën kombëtare, vendosmërinë e popullit dhe të vullnetarëve për mbrojtjen e Kongresit, nuk i pranuan urdhrat e eprorëve të tyre për të hapur zjarr mbi vëllezërit.

Tani të gjitha rrugët ishin të hapura per mbajtjen e Kongresit. Kongresi i Lushnjës duhej t’i fillonte punimet me 21 Janar 1920, por për shkaqe të vështirësuara komunikacioni dhe pengesave tjera Kongresi vazhdojë punimet me 28- 31 janar. Në Kongres morën pjesë mbi 50 përfaqësues nga gati të gjitha krahinat e vendit edhe Vlora, qe ishte e pushtuar nga Italia kishte përfaqësuesin e saj.

Para Kongresit të Lushnjës koha kishte shtruar për zgjidhje detyra të vështira detyra që kërkonin guxim dhe vendosmëri, si në planin e jashtë ashtu dhe në atë të brendshëm për shkak së pavarësia e Shqipërisë ishte në rrezik, e rreziku vinte nga jashtë, delegatet e Kongresit u përqendruan për ruajtjen e pavarësisë.
Kongresi i Lushnjës mori shumë vendime, për nga prioriteti dhe rëndësia për ardhmërinë e Shqipërisë janë:

1. Kongresi shqyrtoi një për një planin e Konferencës se Paqes së Parisit dhe fuqishëm kundërshtoi çdo plan për copëtimin e Shqipërisë mes tre fqinjëve, ishte kundër çdo mandati ose protektorati të cilitdo shtet të huaj dhe u shpreh për pavarësinë e Shqipërisë. Në telegramin që i dërguan kryetarit të konferencës të paqes thoshin ” Shqiptarët janë gati të bëjnë të gjitha sakrificat, të derdhin edhe pikën e fundit të gjakut të tyre kundër çdo vendimi që rrezikon tërësinë territoriale dhe pavarësinë e tyre të plotë me vonë këtë e treguan në vepër. Protestuan me shkresa të ndryshme para qeverive angleze franceze dhe italiane.

Përfaqësuesve të Italisë i shkruanin :” Shqiptarët din të vdesin për të mos shkuar nga një dorë në tjetrën si tufë delesh e të behën plaçkë e atyre që drejtojnë sot diplomacitë e Evropës”. fjalë të thëna në letër i vulosi Lufta e Vlorës me gunat hedhur mbi telat me gjemba.

2. Kongresi miratoi një akt kushtetues ku sanksionon sovranitetin e shtetet shqiptar. U zgjodh Këshilli i Lartë prej katër vetash Këshilli zëvendësonte kryetarin e shtetet. Kongresi zgjodhi Këshillin kombëtar prej 37 vetash që zëvendësonte parlamentin. .

3, Kongresi analizojë veprimtarinë e qeverisë së Durrësit, për të cilën u konstatua se kishke bërë shumë akte që binin në kundërshtim më shtetin e pavarur shqiptarë. Për shkak të veprimtarisë antikombëtare qeveria e Durrësit u shpall
Tradhtare dhe u zëvendësua nga Qeveria e re me kryetar Sylejman Delvinën.

Një nga ministrat e kësaj qeverie ishte edhe kryetari i Komitetit Mbrojtja e Kosovës, Hoxhë Kadria ( Prishtina).
Si qeveria që duel nga Kongresi ashtu dhe delegatët e Kuvendit Kombëtar të Lushnjës ishin të vetëdijshëm për detyrat e vështira që i prisnin.

Ata ishin të vendosur për tu kacafytur me të gjitha vështirësitë, por për këtë ishte i domosdoshëm bashkimi i të gjitha forcave kombëtare. Për realizimin e qëllimit ë tyre ishin të gatshëm t’i përdornin të gjitha mjetet e mundshme, luftën e armatosur e kishin mjet të fundit për të rifituar lirinë e pavarësinë që e kishin paguar shtrenjtë.
Qeveria e re nuk do të vendosej në Durrës se pengesë do të kenë qeverinë kukull dhe pushtuesit italianë. Qeveria e re më 11 shkurt vendoset në Tiranë dhe nga ajo kohë Tirana bëhet kryeqytet i Shqipërisë. Në planin e brendshëm qeveria e re duhet të:

1. Shtrinte administrimin në të gjithë vendin, të kërkonte largimin e forcave të huaja, në fund të fundit dhe t’i detyronte më forcën e armeve.

2. Nga sukseset që do të varej njohja dhe sigurimi i Pavarësisë së Shqipërisë në planin e jashtëm. Në mitingjet protestuese që u organizuan gjatë shkurtit, populli shqiptar shprehte gatishmërinë e tij për “do therori” nëse rrezikohej copëtimi i Shqipërisë që edhe ashtu ishte mjaft e copëtuar.

Sukseset qëu arritën në planin e brendshëm, vendosmëria dhe gatishmëria që edhe me grykë të pushkës të arrihej liria dhe pavarësia si dhe më përkrahjen e diplomacisë amerikane, Konferenca e paqes detyrohet të njohë pavarësinë e Shqipërisë. Vetëm kjo e bëmë do ti siguronte Kongresit të Lushnjës dhe qeverisë së tij një vend nderi në historinë tonë të lavdishme. Nga fryma dhe entuziazmi i Kongresit të Lushnjës u organizua dhe u udhëhoq epopeja e madhe e Vlorës, frymë që u përhap kudo ku kishte ushtarë të huaj. Shembulli i Vlorës kudo e kurdo u tregua i suksesshëm. Zëri i pushkëve të lirisë gjithnjë jep rezultate kur përcillet nga një zë politik.

Në kohët modern shumë komandat dëmtojnë çështjen. Ne shqiptarët si duket jemi studiues të dobët të historisë ose zemërak të mëdhenj, pasi s’kemi kurajë t’ia pranojmë më të zotit, gjersa para të huajve rrimë si “pula te lagura”. Kujtoni takimet e disave para Millosheviqit dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe shumë akte tjera të kohëve të fundit ku me lehtës shkelet interesi kombëtarë nga qeveritarët të ndryshëm shqiptarë. As sot nuk po veprojmë ndryshe!

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close