Ukrainë: Nga eksplodimi – 14 të plagosur

Nga një eksplodim në një kompleks të shtëpive në qytetin Harkov në Ukrainë, janë plagosur 14 vetë, prej të cilëve katër janë në gjendje serioze shëndetësore.

Zyrtarë të Shërbimit të sigurisë shtetërore të Ukrainës, në rrjetin Facebook kanë shkruar se incidenti i mbrëmshëm po trajtohet si “akt terrorist”.

Harkovi është qyteti më i madh një pjesën lindore të Ukrainës, por është larg nga zona e konfliktit në rajonet Donjeck dhe Luhansk, që janë mëtutje në lindje.

Javëve të fundit kanë ndodhur disa sulme me bomba në qytetet Harkov, Odesë, Mariupol dhe Kiev.

Autoritetet dhe shumica e ukrainasve janë të bindur se sulmet janë në mënyrë direkte të lidhura me Rusinë./rel/

Lajme të ngjashme

Back to top button