Nuk ka rrezik për Enriquen

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka mohuar spekulimet e mediave se trajneri, Luis Enrique i ka ditër e numëruara në Camp Nou.

Ai ka bërë të ditur se Luis Enrique do të mbetet pjesë e ekipit katalunas për një kohë të gjatë.

“Luis Enrique është trajner ideal. Ai do të ketë një karrierë të gjatë në këtë klub”, ka deklaruar Bartomeu për televizionin e klubit katalunas BTV.

Enrique dhe Messi ishin përplasur mes veti në fillim të këtij muaji, dhe menjëherë qarkulluan spekulimet se Barcelona do ta largoj nga detyra trajnerin për t’ia bërë qejfin argjentinasit.

Lajme të ngjashme

Back to top button