Bertan Asllani në serialin turk ‘Pis Yedili’ (Video)

Fillimisht kur u fol për Bertan Asllanin dhe ambiciet e tij që të luajt në serialet turke, ai i mohoi ato kategorikisht. Por, ndoshta nuk e ka menduar se një paraqitje e shkurtër e tij në serialin “Pis Yedili” (Shtatëshja e ndyrë) me këngën “Damla, Damla” do ti jap shansin atij të angazhohet edhe më shumë si aktor në këtë serial.

Tribuna ju sjell një fragment të shkurtër nga ky serial, ku Bertanit duket sikur i ka pëlqyer mjaft bukur roli që luan, sidomos kur është i rrethuar me femra që e pëlqejnë.

Urojmë që Bertani të ketë suksesin e Nik Xhelilajt apo edhe me tepër, dhe të bëhet një emër i njohur në kinematografinë turke.

Mos të harrojmë se së fundi në botën e filmave turke ka depërtuar edhe modelja shqiptare Almeda Abazi, e cila denjësisht po paraqitet në serialin e mirënjohur turk “Sulejmani i Madhërishëm”.

Lajme të ngjashme

Back to top button