Shefi i diplomacisë austriake Kurc për vizitë në Maqedoni

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë Sebastijan Kurc sot pasdite do të arrijë për vizitë dyditore në Maqedoni. Siç njoftoi Ministria austriake e Punëve të Jashtme, Kurc, në Shkup do të realizojë takime me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe me homologun e tij të Maqedonisë, Nikolla Poposki. Shefi i diplomacisë austriake është paraparë të takohet edhe me liderin e BDI­së Ali Ahmeti dhe me nënkryetaren e LSDM­së, Radimila Shekreinska.

Diplomati i parë austriak në Maqedoni do të udhëtojë nga Kosova. Siç informojnë nga MPJ austriake, Kruc gjatë vizitës në Shkup dhe Prishtinë do ta përcjellë porosinë se Vjena zyrtare edhe këtë vit pret progres në reformat dhe se dinamika e reformave nuk duhet të ndërpritet. Në Kosovë, ai me ministrin e Punëve të Brendshme, Skrender Hyseni dhe me presidenten kosovare Atifete Jahjaga, siç theksohet, do të bisedojnë edhe për “xhihadizmin dhe radikalizmin në Ballkanin Perëndimor”.

Lajme të ngjashme

Back to top button