Papandreu nuk e përjashton mundësinë për bashkëpunim me SYRIZA­n

Ish kryeministri grek, Jorgos Papandreu deklaroi dje se partia e tij e sapoformuar është e hapur për bashkëpunim me SYRIZA­n, nëse kjo parti majtiste pajtohet, pas zgjedhjeve parlamentare të së dielës, të mbahet referendum për reformat.

Papandreu, i cili ishte kryeministër midis vitit 2009 dhe 2011, është gjenerata e tretë e dinastisë politike më prestigjioze në Greqi, ndërsa tani po bëhet gati për kthim në skenën politike, pasi para tre viteve i shkëputi lidhjet me PASOK­un (Lëvizjen socialiste panheleniste), të cilën para katër dekadave e themeloi babai i tij.

Vlerësohet se partia e tij, Lëvizja e socialistëve demokratikë do të tërheq vota nga majtistët në zgjedhjet e 25 janarit dhe do të marrin pjesë në procesin postzgjedhor, nëse e kalon pragun prej tre për qind, të nevojshëm për hyrje në Parlament.

Anketat tregojnë se partia e Papandreut është nën cenzusin, por ai është i bindur se do të hyjë në Parlament. Papandreu e hodhi poshtë mundësinë për aleancë me Demokracinë e Re, duke theksuar se kryeministri, Andonis Samaras nuk ka arritur t’i zbatojë reformat.

Lajme të ngjashme

Back to top button