Tërhiqet Isa Mustafa për rastin Trepça

Mbledhja e sotshme e Kuvendit të Kosovës, ka filluar me vonesë që pas dhjetë minutash të mbyllë punimet, me paralajmërimin që një mbledhje e jashtëzakonshme e legjislativit të mbahet në orën 14.

Ndërkohë, kryeministri Isa Mustafa, me zëvendëskryeministri Hashim Thaçi dhe ministrat përkatës të resoreve janë mbledhur në sallën e Qeverisë, ku pritet të mbahet një mbledhje e tij, ndërsa ministrat serbë janë mbledhur veçmas në një sallë tjetër.

Fillimisht kryeparlamentari, Kadri Veseli, njoftoi deputetët se rendi i ditës, sipas të cilit duhej të shqyrtohej me procedurë të shpejtuar, duke anashkaluar Rregulloren e Punës, Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për riorganizimin dhe ndryshimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre, do të shtyhej për një mbledhje tjetër, meqë Qeveria ka ndeshur në disa pengesa që kërkojnë rishqyrtim.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke arsyetuar shtyrjen e shqyrtimit të këtij projektligji, tha se Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrjet publike, është përgatitur një kohë të gjatë.

Por ndërkohë jemi ballafaquar me problemin e detyrimeve të mëdha që ka Trepça, sipas disa të dhënave mbi 1.4 miliard euro, për çka duhet gjetur zgjidhje. Por Qeveria po përpiqet që të krijojë kushte për funksionimin normal të saj, që përbën interes të vetë punëtorëve të Trepçës dhe të vendit. Prandaj e kemi parë të udhës që Projektligjin ta rishqyrtojmë edhe njëherë që të dalim me një zgjidhje që parandalon privatizimin, falimentimin e saj. Kryeministri propozoi që në orën 14 të mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit për shqyrtimin e këtij projektligji, ndërsa nesër të thirret mbledhja ku do të miratohej.

Lajme të ngjashme

Back to top button