Messi numër një, të tjerët i mbajnë çmimet

Lionel Messi edhe këtë vit është renditur pas Cristiano Ronaldos, i cili fitoi Topin e Artë dy herë radhazi. Por, numri një i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, beson se ylli argjentinas është futbollisti më i mirë në Botë, edhe pse çmimet i mbajë të tjerët

“Messi është i lumtur dhe mendërisht mirë. Ai ka një dëshirë të madhe për t’i fituar të gjitha këtë vit. Ai është numri një në botë, edhe pse shpërblimet i mbajnë të tjerët:, ka deklaruar Bartomeu për televizionin e klubit katalunas BTV.

“Ai është ambicioz dhe dëshiron të fitojë. Ai është udhëheqës dhe vepron si i tillë. Ne llogaritim në Messi për shumë vite dhe nuk duam të shesin atë, “, ka theksuar numri një i skuadrës nga Camp Nou.

Lajme të ngjashme

Back to top button