12 gratë që vranë 775 ushtarë (FOTO)

Është një foto e triumfit. Këto 12 gra të reja, duke qeshur, përpara kameras në vitin 1945.

Pas kanë lënë katër vite luftë, katër vite vdekje dhe mbijetesë.

Ato janë snajperet më të mira të Luftës së Dytë Botërore.

Bilanci i tyre: minimumi 775 ushtarë gjermanë të vrarë.

Ekspertët përllogarisin se në vitin 1943, ushtria sovjetike kishte më shumë se 2 mijë snajpere femra.

Prej tyre mbijetuan nga lufta vetëm 500.

grate-3_1278

Mendohet se në total të gjitha snajperet kanë eliminuar mbi 12 mijë ushtarë.

Më e njohura e tyre ishte Ljudmila Pavlichenko, e cila ka vrarë mbi 300 ushtarë dhe oficerë kundërshtarë.

Kur u plagos dhe u detyrua të largohej nga fronti, ishte vetëm 25 vjeç.

Ajo u bë e para sovjetike, që u prit nga një president amerikan – Franklin D. Roosevelt- në Shtëpinë e Bardhë.

grate-1_5376

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button