Gjysëmvjetori fillon, SHASHK nuk tërhiqet nga greva

Përkundër qëndrimit të prerë të SASHKU-t për mbajtjen grevës të punëtorëve arsimor, disa nga shkollat kanë paralajmëruar se nuk do t’i bashkëngjiten kësaj greve dhe se nesër do të zhvillojnë mësimin. Shumica e shkollave në komunat e Shkupit pas takimit me kryetarin Koce Trajanaovski, nuk do të përkrahin grevën e paralajmëruar nga SASHK-u.
Po të njëjtën gjë paralajmëron edhe Komuna e Bogovinës njofton se në shkollat fillore të kësaj komune nuk do të zhvillohet greva e mësimdhënësve. Vendimi i tillë u morr pas takimit të kreut të Komunës Hazbi Idrizi me drejtorët e shkollave. Komuna bëri me dije se në takim është konstatuar bashkërisht se nuk ka hapësirë për grevën që paralajmëron Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Edhe disa komuna të tjera njoftojnë se gjysëmvjetori i dytë do të fillojë sot më 20 janar.

PADI PËR KOMUNAT

SASHK do ti padisë kryetarët e komunave të cilët do ta pengojnë organizimin dhe mbajtjen e grevës së përgjithshme të të punësuarve në shkolla, çerdhe dhe institucione kulturore. Presionin e vazhdueshëm që pushteti lokal e bënë ndaj anëtarëve tonë nuk do të na ndryshojnë mendjen që më 20 janar të fillojmë me grevën, informoi kryetari i SASHK, Jakim Nedellkov.

“Nuk mundet që punëdhënësi të vendosë nëse punëtorët do të mbajnë grevë apo jo. Kjo është një përzierje në punët e sindikatës dhe shkelje e ligjit për marrëdhënie të punës në pjesën e organizimit të punëtorëve dhe të të drejtës së garantuar me kushtetutë për grevë” deklaroi Nedellkov. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button