Protesta në Shkup

Sot do të mbahet protesta e lajmëruar e gazetarëve kundër vendimit të Gjykatës së Apelit për gazetarin Tomisllav Kezharovski. Protesta mbahet në ora 12 para Gjykatës së Apelit.

Organizatat joqeveritare në Maqedoni bënë thirrje për protesta masive. Organizatat mediale ndërkombëtare dhe ata vendore duke u nisur me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë.

“Akti brutal i burgosjes në pik të natës të gazetarit, faji i vetëm i të cilit është detyra profesionale që e ka kryer tregon edhe një herë mënyrën se si kjo qeveri po e udhëheqë këtë shtet”, thonë nga Platforma për politikë qytetare “Hajde”.

Edhe Lëvizja për të drejta sociale “Lenka” e mbështet protestën kundër vendimit për Tomisllav Kezharovskin dhe kërkon lirimin e tij nga burgu.

Nga Lenka thonë se do ti bashkëngjiten protestës e cila organizohet nesër në orën 12 para Gjykatës së Apelit në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button