Ilir Meta në Maqedoni

Kryetari i Parlamentit shqiptar Ilir Meta sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë,me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski.

Siç kumtoi shërbimi i kuvendit për informim, kryetari i Parlamentit shqiptar do të realizojë takim me nikoqirin e tij Veljanovski, ndërsa më pas edhe fjalim para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë. Mysafiri shqiptar në suaza të vizitës pritet të realizojë takime edhe me presidentin e shtetit Gjorge Ivanov dhe me kryeministrin Nikolla Gruevski.

Kryetari i Parlamentit shqiptar në suaza të vizitës do të takohet me përfaqësuesit e udhëheqëseve të BDI-­së, PDSH­-së dhe LSDM-­së.

Është paraparë që ai të takohet me Orhan Ibraimin, kryetar i grupit të deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Shqipërisë dhe anëtaret. Në takimet në Shkup, Meta do të shoqërohet nga pesë deputetë anëtarë të Grupit të Parlamentit shqiptar për miqësi me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Kjo është vizitë kthyese e Metës në Maqedoni. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Veljanovski ishte për vizitë në Tiranë në dhjetor të vitit 2013.

LEXO: Rafis Aliti priti Ilir Metën në kufi  

 

Lajme të ngjashme

Back to top button