Sot votohen ndryshimet kushtetuese të Maqedonisë

Parlamenti i Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 30-­të, në të cilën duhet të prononcohet për tetë propozim amendamentet e Kushtetutës. Deputetët fillimisht do të votojnë për konfirmimin e propozimeve për çka është e nevojshme shumica dhe pastaj me 82 vota, gjegjësisht dy të tretat e shumicës do të votohet individualisht për secilin nga amendamentet e propozuara. Dy të tretat e shumicës është e nevojshme edhe për votimin e Ligjit kushtetues.

Njëri prej propozim­amendamenteve ka të bëjë me martesën, i cili definohet si mjedis jetësor vetëm midis një gruaje dhe një burri, përderisa për marrëdhëniet juridike në martesë, familja dhe bashkësia jashtëmartesore është theksuar se rregullohen me ligj, që aprovohet me votat e dy të tretës së shumicës nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Me amendamentet është propozuar krijim i zonave financiare ndërkombëtare, puna dhe organizimi i të cilëve do të rregullohet më tej me ligj. Dy prej amendamenteve kanë të bëjnë për vendosjen sipas padisë kushtetuese, të parashtruar nga personi fizik ose juridik dhe se mënyra e punës dhe procedura para Gjykatës Kushtetuese
rregullohen me ligj që sillet me dy të tretën e shumicës.

Është propozuar edhe amendament me të cilin është paraparë që Qeveria ta konfirmojë politikën fiskale në Republikën e Maqedonisë në kuadër të rregullave të konfirmuara fiskale edhe atë deficiti i buxhetit të mos guxojë të tejkalojë nivel prej 60 për qind nga BPV­ja. Në këtë amendament parashihet që Qeveria e Republikës së Maqedonisë të mund vetëm në situata të jashtëzakonshme të heqin dorë nga rregullat e konfirmuara fiskale edhe atë në rast të katastrofave natyrore dhe shokut ekstern të cilat ndikojnë në rrezikimin e sigurisë kombëtare, shëndetit të njerëzve ose në rast të rënies së konsiderueshme të BPV­së reale.

Me propozim­amendamentet parashihet riemërim i Bankës Popullore të Maqedonisë në Banka e Republikës së Maqedonisë, Kuvendi do ta zgjedhë dhe shkarkojë Revizorin e përgjithshëm, ndërsa Këshillin gjyqësor do ta përbëjnë 15 anëtarë.

Deputetët nga shumica qeveritare në seancën e Komisionit për çështje kushtetuese, javën e kaluar, i mbështetën amendamentet, përderisa deputetët e PDSH-­së u deklaruan se janë kundër.

LEXO: Ndryshimet kushtetuese para parlamentit, pa debat të mirëfilltë dhe në kohë krize politike

Lajme të ngjashme

Back to top button