Kryetari i Asociacionit ndërkombëtar të shkrimtarëve PEN, viziton Shkupin

Në Shoqatën e shkrimtarëve të Maqedonisë sonte do të mbahet takim me Xhon Rallston Soll, kryetar i Asociacionit ndërkombëtar të shkrimtarëve PEN.

Në takim do të prezantohet libri i Xhon Rallston Soll “Civilizimi i pandërgjegjshëm”. Xhon Rallston Soll është shkrimtar dhe eseist i shquar kanadez. Në vitin 1977 ka debutuar me romanin “Shpendët grabitqar”. Shpesh udhëton në Afrikë dhe Azinë Juglindore me ç’rast e krijon trilogjinë “Fusha”. Gjatë qëndrimit në Afrikë dhe Azinë Juglindore, Soll ka qenë dëshmitar i supresionit qeveritar të lirisë së të shprehurit nga i cili kanë pësuar kolegët e tij shkrimtarë.

Nga viti 2009 Soll është kryetar i Asociacionit ndërkombëtar të shkrimtarëve PEN.

Lajme të ngjashme

Back to top button