Gjermanët i bëjnë ftesë Blerina Seferit

Seleksionuesi i Gjermanisë nën moshën 20 vjeçare, Claudio Pusa të hënën ka shpallur listën e xhudistëve të ftuar në kombëtaren gjermane e që të njëjtit do të marrin pjesë në kampion 1 javor që zhvillohet në Hannover.

Kampionia Ballkanike, Blerina Seferi, ftohet si xhudistja më e mirë në 48 kg dhe ajo po llogaritet si e ardhmja e këtij vendi. Por për të marr pjesë nëpër gara, edhe atë nga viti i ardhshëm, duhet që Maqedonia kësaj xhudiste ti lejoj vizën sepse “Shqiponja e Shipkovicës” ka pasaportë maqedonase.

“Maqedonia më ka premtuar se nuk do ti pengoj Blerit që të paraqitet për Gjermaninë vitin e ardhshëm, por nëse këtë e bën atëherë do jem i detyruar të marr pasaportën gjermane për vajzën time. Do të kontaktoj në ditët e ardhshme me federatën maqedonase dhe do të dihen shumë detale. Në kupat evropianë mund të paraqitemi edhe për klubin HT16”, tha prindi i saj Nexhat Seferi.

Bleri poashtu është anëtare e klubit Ipponit nga Shkupi.

Gara e ardhshme e Blerinës është në fundjavë në Berlin kurse më pas udhëton në një kamp në Japoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button