Moti sot me periudha të ndryshueshme

­ Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët, nëpër fushëgropa të caktuara me paraqitje të mjegullës. Në pjesët perëndimore do të ketë reshje të dobëta lokale të shiut, ndërsa në male reshje të kohëpaskohshme të borës. Do të fryejë erë e dobët deri mesatare jugore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri tetë, ndërsa ajo e ditës prej gjashtë deri në 13 gradë.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht i vranët, me mjegull të dobët dhe me kushtet për reshje të shiut. Do të fryejë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në tre, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri tetë gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Back to top button